Rita Ora çudit me veshjen e saj në ‘British Fashion Awards’
Rita Ora ishte prezent në ceremoninë e ‘British Fashion Awards’.
Në mesin e shumë emrave të njohur të cilët shkelën dje në tapetin e kuq të ‘British Fashion Awards’ ndër emrat që u dalluan për veshjen e tyre ishte edhe Rita Ora, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ishte shfaqur me një fustan të gjatë të dizajnuar me ngjyrat bardhë dhe zi.
The British Fashion Awards feston çdo vit më të mirat e modës britanike, duke njohur risinë e stilistëve dhe shtëpive të dizajnit në Mbretërinë e Bashkuar.