Rita Ora bën thirrje që të mbrohen fëmijët nga COVID–19
Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID-19.
“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi korona”, thotë Rita në videomesazh.
“Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.
Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:
• Të mbajnë maskën;
• Të mbajnë distancën sociale;
• Të mbajnë hijgienën personale.
Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shndrisin si yje botërore.