Risia që të gjithë po e prisnin në Instagram
Kështu ka thënë kreu i Instagram, Kevin Systrom për Financial Times. Në fakt, muajin e kaluar, faqja ruse T Journal, nxorri disa video të shkurtra se si do të jetë një video live e Instagram, e cila po testohet në fshehtësi.
Por Instagram, nuk pranoi të fliste për të. Kompania ka kryer shpesh teste për karakteristika të reja me grupe të vogla përdoruesish. Testet, gjithësesi, nuk janë konfirmuar se do të bëhen zyrtare. Por e sigurtë që live video do të vijnë shumë shpejt.
Systrom konfirmoi se kompania po planifikon të sjellë live video për mbi 500 milionë përdoruesit e saj aktivë në muaj.