Ripërtrihet bari: Në ‘Fadil Vokrri’ po punohet me zell para ndeshjeve të marsit
‘Fadil Vokrri’ do të jetë nikoqir i super ndeshjeve që e presin Kombëtaren e Kosovës së futbollit në mars.
‘Dardanët’ fillimisht takohen me Lituaninë (miqësore) si nikoqirë më 24 mars, para se të presin Suedinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ka filluar të marrë pamje të re, teksa po punohet me zell për arritjen e gjendjes më të mirë të mundshme për zhvillimin e ndeshjeve.
Në fotot e publikuara nga drejtori i stadiumit, Benet Rezniqi, shihet se punonjësit kanë filluar ripërtrirjen e barit në pjesët e nevojshme, kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në ndeshjen me lituanezët. /Periskopi.com/