Rinovimi i kontratës vetëm çështje kohe, Modriq do të mbetet te Real Madridi
Luka Modric do të mbetet te Real Madridi për së paku edhe një sezon tjetër. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Marrëveshja mes palëve për rinovim të kontratës është e arritur.
Tani për tani pritet të finalizohen vetëm edhe disa detaje të fundit para se të nënshkruhet kontrata e re nga Modric.
Kontrata aktuale e 36-vjeçarit me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të këtij viti.
Luka Modric u transferua për 35 milionë euro në “Santiago Bernabeu” nga Tottenhami në vitin 2012.
Përveç trofeve të shumtë të fituar me Real Madridin, ish-mesfushori i Dinamo Zagrebit e fitoi edhe “Topin e Artë” më 2018.
No doubts on Luka Modrić and Real Madrid. New contract will be signed until June 2023 and it’s never been an issue. ⭐️?? #RealMadrid
It’s just matter of final meetings, paperworks, details to be sorted and then completed. Confirmed. ⤵️? https://t.co/g12KaZixL0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 23, 2022