Ringjallet Bitcoin: Rritje drastike për vetëm 1 orë

Çmimi i Bitcoinit papritmas është ngritur për qindra dollarë, pas muajsh të tërë të stabilitetit në treg.
Bitcoini u ngrit nga 4150 Dollarë në 4849 në më pak se një orë sot në mëngjes, duke e arritur pikën më të lartë në vitin 2019, shkruan Periskopi.
Kjo vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme stabiliteti për kriptovalutat, me Bitcoinin që nuk lëvizte shumë nga 4 mijëshi.
Pavarësisht kësaj ngritjeje, kjo valutë mbetet shumë larg pikut të arritur në fund të vitit 2017 kur kishte qenë afër 20 mijë Dollarëshit.
Kjo lëvizje misterioze ndihmoi në shtytjen e të tjera kriptovalutave, me etereumin, ripple dhe litecoin që po ashtu u rritën për 10 për qind.
Tregu i kriptovalutave njihet si i paqëndrueshëm. /Periskopi