Rimac paralajmëron pasardhësin e Bugatti Chiron, sepse mendon se SUS motorat kanë të ardhme

Rimac paralajmëron pasardhësin e Bugatti Chiron, sepse mendon se SUS motorat kanë të ardhme

Sipas Rimac, zhvillimi i modelit të ri tashmë ka arritur dinamikën e planifikuar.

Në ndërkohë, mediat spekulojnë se për prezantimin e modelit të ri nuk do të pritet fort gjatë, sepse premiera e tij do të duhej të bëhej gjatë vitit 2024.

Në xhirimin e bërë këtë muaj, shefi i sapoemëruar i kompanisë Bugatti Rimac ka ndarë me publikun edhe disa informata të reja. Përveç asaj se ka njoftuar për strukturën e fabrikës së re, 33-vjeçari Rimac është prezantuar edhe si adhurues i automobilave, dhe përplot dashuri për modelet Bugatti.

Por, krejt prapitmas, pronari i kompanisë që gjithë suksesin e bazon në prodhim të automobilave me energji elektrike, deklaroi se motorat me djegie të brendshme kanë ardhmëri.

Sipas Rimac, të gjithë do të jemi të magjepsur me automobilin e ri hipersportiv, i cili me vete sjellë karasteristika që nuk i ka pasur asnjë model tjetër serik para tij.

Shpërndaje në: