Rilindja e Ligës së Parë e eliminon Ballkanin nga Kupa e Kosovës!

Ballkani është tronditur në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës.
Kampioni në fuqi i vendit u mposht nga klubi i Ligës së Parë, Rilindja 1974.
Rezultati pas 120 minutave ishte 1:1, ndërkaq në penalti vendësit u treguan më efikasë, duke ua treguar derën Portokallinjëve.
Klubi i Faruk Statovcit triumfoi me rezultatin 10-9 pas ekzekutimit të penalltive.