Rikthimi i Tyson Furyt: Më trego paratë dhe do të kthehem

Rikthimi i Tyson Furyt: Më trego paratë dhe do të kthehem

Tyson Fury  mund ta shohim sërish në ring.

Pavarësisht se boksieri britanik ishte zotuar të pensionohej qysh në muajin prill pasi mundi Dillian Whyte në stadiumin Wembley, ai përsëri mund të rikthet dhe paratë mund ta bëjnë këtë, shkruan Periskopi.

Me fitoren e tij ndaj Whyte, Fury arriti të ruajë brezin e peshave të rënda.

Tani, ai ka paralajmëruar se rikthimi i tij i mundshëm nuk do të jetë i lirë.

“Nëse më doni mua, do të kushtojë,” tha Fury .

Sipas mediave, Fury mund të rikthehet në një luftë boksi vetëm nëse paguhet në shumë e 500 milionë eurove dhe kundërshtari i toij do të jetë Anthony Joshua.

Shpërndaje në: