Rikthimi i Ribery te Bayern? Kahn hedh poshtë gjithçka
Ikona e Bayern Munich, Oliver Kahn, që tani mbanë pozitën e shefit ekzekutiv, ka dhënë disa komente lidhur me Franck Ribery.
Ribery lidhej me rikthimin e mundshëm në Bundesliga, te skuadra ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës, por kjo gjë duket se nuk ka gjasa të ndodh.
CEO i Bayern, Oliver Kahn, ka thënë se nuk janë duke menduar për të nënshkruar me francezin.
“Ne nuk po e mendojmë nënshkrimin me Franck Ribery”, ishte përgjigja e Oli Kahn për mediet, transmeton Periskopi.
Ribery aktualisht është lojtar i lirë në treg. 38 vjeçari nuk do të pensionohet dhe vazhdon të jetë i hapur për një tjetër aventurë. /Periskopi/