Rikthehet virusi Locky

Rikthehet virusi Locky

Rikthehet virusi Locky, i cili kishte humbur gjurmët rreth një vit më parë, i cili merr peng pajisjet dhe më pas kërkon para për ti rikthyer.

Ransomware, kështu quhet teknikisht, ka goditur 11.5 % të bizneseve në nivel global, duke prekur plot 3 milionë adresa emaili. Këto janë përfundime të dy shoqërive të sigurisë Checkopint security dhe Trustwave.

Sipas kësaj të fundit, varianti i fundit i Locky quhet Ykcol, pra emri i pasardhësit mbrapsht dhe mes shtatorit dhe tetorit është modifikuar tre herë. Locky nisi të shpërndahej në shkurt të 2016 dhe në pak kohë u bë një nga familja e viruseve më të rëndësishme të botës. Transmetohet sidomos nëpërmjet një emaili me lidhje, që kur shkarkohet instalon virusin që kripton çdo dosje të përdoruesit dhe i bën të pahapshme. Më pas një mesazh kërkon para me bitcoin.

Shpërndaje në: