Rikthehet virusi Ebola, 23 të vdekur dhe dhjetëra të infektuar

Rikthehet virusi Ebola, 23 të vdekur dhe dhjetëra të infektuar

Edhe pse të gjithë mendonin se ishte shuar, virusi Ebola duket se është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Kanë mjaftuar disa ditë që të shpërndahet nga fshati në një qytet në Kongo, duke rritur shqetësimet se sëmundja do të jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar.

Ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga ka konfirmuar disa raste në qytetin Mbandaka, të banuar nga rreth një million banorë. Deri më tan është raportuar për 42 persona të infektuar derisa 23 konsiderohet të kenë vdekur.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar më shumë se 4,000 doza të një vaksine eksperimentale dhe një sasi tjetër pritet të dërgohet sërish. Vaksina në fjalë është e palicensuar mirëpo është treguar efektive në disa raste kur ka shpërthyer Ebola në Afrikën Perëndimore.

Shpërndaje në: