Rikthehet panairi i librit pas dy vjetësh mungesë
Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i Panairit të librit në Kosovë.
Panairi do të mbahet nga 7-12 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.
Në panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë Ndërsa aty do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.
Ceremonia e hapjes së panairit bëhet më 7 qershor, në orën 12:00.
Më 2020 dhe 2021 panairi nuk është mbajtur për shkak të pandemisë COVID-19. Panairi i Librit i Prishtinës, krahas atij të Tiranës është panairi më i madh i librit shqip.