Rikthehet në operim njësia A4 e Kosovës A

Rikthehet në operim njësia A4 e Kosovës A

Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve.

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se defekti në kabllot e matjeve është sanuar.

“Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njesisë  ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05 : 04 dhe gjendja e saj tani është stabile”, thuhet në një komunikatë.

KEK tutje shton se ky rikthim në operim i njesisë A4 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.

Shpërndaje në: