Rikthehet Loredana Zefi, paralajmëron albumin e ri “Medusa”
Loredana Zefi po vjen me album të ri.
Reperja e njohur shqiptare me famë botërore, Loredana Zefi, së shpejti do ta lansoj albumin e saj të ri, shkruan lajmi.net.
Kjo u bë e ditur pas një shkëputje që ajo bëri nga rrjetet sociale. Albumi i saj i ri “Medusa” pritet të publikohet në muajin dhjetor.
Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ‘Modus Mio’, studioja me të cilën është duke bashkëpunuar 24 vjeçarja.
“Mbreti Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj. Albumi i saj i ri Medusa më në fund do të dalë më 11 dhjetor”, thuhet në postim.
Gjithashtu, është zbuluar edhe kopertina e veçantë e albumit të ri të saj “Medusa”.