Rikthehen “shqiponjat e CS2”, Guild Eagles një fitore larg Majorit
Guild Eagles e kanë shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Major.
Ekipi shqiptar në CS2 triumfi 2:1 ndaj ekipit Preasy.
Preasy triumfoi në map-in e parë “Inferno” me rezultat 13:6 për të marrë avantazhin e parë.
Shqiponjat tona u rikthyen duke e fituar “Ancient-in” 13:7 dhe duke e dërguar ndeshjen në map-in vendimtar, “Overpass”.
Aty, Guild Eagles fituan me rezultat 13:9 për të vazhduar tutje.
Nesër, ekipi kosovar do ta luajë ndeshjen vendimtare dhe në rast fitoreje kualifikohen në turneun më të madh në botë në Counter-Strike 2.