Rihapen negociatat për Kylian Mbappe, shtohet optimizmi te Real Madridi

Rihapen negociatat për Kylian Mbappe, shtohet optimizmi te Real Madridi

Çështja e Kylian Mbappe megjithatë del të mos jetë e vdekur për Real Madridin.

Raportimet e fundit nga Spanja, specifikisht nga ‘Marca’, bëjnë të ditur se negociatat mes Real Madrid dhe PSG janë rihapur.

‘Los Blancos’ kishin dërguar një ofertë zyrtare prej 170 milionë eurove drejt PSG ditë më parë, por nuk kishin marrë asnjë përgjigje, as negative as pozitive për këtë ofertë.

Real Madrid ishin të nervozuar nga kjo heshtje e PSG dhe kishin dhënë ultimatum për një përgjigje deri të hënën.

Tani, duket se PSG janë thyer dhe kanë vendosur t’iu bashkohen negociatave. Ky fakt ka bërë që të shtohet optimizmi në kampin e bardhë për një transferim të mundshëm.

Thuhet po ashtu se PSG do të ndërpresë secilën bisedë që niset nën ofertën e 200 milionëve.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi deri në fund të merkatos, sa i përket kësaj çështjeje. /Periskopi/

Shpërndaje në: