Rihanna bëhet nëna e një djali
Këngëtarja e njohur Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë.
34-vjeçarja nga Barbadosi e lindi djalin e saj më 13 maj, sipas një artikulli të TMZ-së.
Çifti deri tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se janë bërë prindër, por në mediet e huaja ky lajm është duke qarkulluar sot.
Hera e fundit kur ajo u pa në publik ishte më 9 maj, duke dalë bashkë me të dashurin e saj nga restoranti ‘Giorgio Baldi’ në Santa Monica të Kalifornisë, shkruan Dailymail.