Rifillon shitja e Galaxy Note 7

Rifillon shitja e Galaxy Note 7

Shitja e fabletit u ndërpre më parë si pjesë e krizës globale të pajisjes, e cila u raportua se eksplodonte në duart dhe xhepat e përdoruesve.

Samsung ka filluar shitjen e Galaxy Note 7 sërish në Kore në fundjavë dhe kompania do të rinisë shitjen e pajisjes edhe në vendet e tjera gjatë disa javëve të ardhshme.

Samsung ka njoftuar se njësitë e reja të Galaxy Note7 së shpejti do të jenë në dispozicion në tregjet e tjera në të gjithë globin.

Shitjet e Galaxy Note7 të ri kanë filluar më 1 tetor në Kore, dhe Samsung do ta ndjek shembullin e njëjtë edhe në tregjet tjera në mbarë botën në javët e ardhshme.

Shpërndaje në: