Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan

Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan

Komuna e Gjilanit dhe MKRS do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës.

Ka rifilluar faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan, projekt i cili po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komuna e Gjilanit dhe MKRS do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm “sepse e kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”, përcjell zyra e tij. / KultPlus.com

Shpërndaje në: