Ricky Martin puthi flamurin kombëtar gjatë koncertit në Tiranë, shkruan “Të dua” në shqip

Ricky Martin puthi flamurin kombëtar gjatë koncertit në Tiranë, shkruan “Të dua” në shqip
Ai ka elektrizuar publikun shqiptar në Sheshin “Skënderbej” me interpretimin e disa prej hiteve të tij më të mëdha.

Në një moment, artisti i hitit “La Vida Loca” ka marrë flamurin kombëtar nga një fans në audiencë dhe e ka valëvitur atë para njerëzve.

Teksa mbante flamurin me shqiponjë mbi shpatull, ai gjithashtu në një moment ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke treguar kështu se është ndjerë më se i mirëpritur nga shqiptarët.

Ai të premten rishpërndau në InstaStory një vide të fotografit Endrit Mertiri, e cila shfaqte këtë moment.

“Të dua” shkroi Ricky Martin në gjuhën shqipe në përshkrimin e videos që kishte ndarë me 18.2 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Shpërndaje në: