Richarlison: Eliminimi nga Kupa e Botës ishte e rëndë, njësoj sikur të humbësh një anëtar të familjes

Richarlison: Eliminimi nga Kupa e Botës ishte e rëndë, njësoj sikur të humbësh një anëtar të familjes

Richarlison ende nuk e ka kapërcyer dështimin e Brazilit në Kupën e Botës në Katar, ku ‘canarinha’ u eliminua nga Kroacia në çerekfinale.

“Ishte një tronditje… Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes. Ishte e vështirë të rikuperohej. Edhe sot e kësaj dite, kur shikoj video në rrjetet sociale, më vjen keq. Por ne duhet të ecim përpara. Jam ende i ri dhe besoj se kam edhe një ose dy Botërorë përpara”, tha ai duke folur për ESPN Brasil, pas humbjes së Tottenham ndaj Arsenalit (0-2).

“Qëllimi ynë ishte të bëheshim kampionë bote. Kam shënuar një gol shumë të bukur [kundër Serbisë], por le të themi se nuk ishte qëllimi im. Shkuam atje për të ngritur kupën. Por jam i lumtur për atë gol, mendoj se njerëzit filluan të më njohin më mirë. Ishte shumë e rëndësishme për karrierën time”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: