Riaktivizohen gjeneratorët në Ferizaj, Azemi: Ky kaos, pasojë e paaftësisë së qeverisë së korruptuar

Riaktivizohen gjeneratorët në Ferizaj, Azemi: Ky kaos, pasojë e paaftësisë së qeverisë së korruptuar

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka publikuar pamje të gjeneratorëve të cilët i kanë ndezur qytetarët ferizajas, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Azemi thotë se ky kaos është pasojë “e paaftësisë së qeverisë së korruptuar”.

“Ky kaos në sektorin e energjisë është pasojë e paaftësisë së qeverisë e cila është zhytur në korrupsion. Për 4 vjet, nuk kanë arritur të ofrojnë zgjidhje dhe me zhurmën e gjeneratorëve, na kanë kthyer në vitet e pasluftës”, ka deklaruar Visar Azemi.

Shpërndaje në: