Rezultatet e sportistëve kosovarë që garuan sot në Lojërat Mesdhetare
Sot nuk ishte një ditë shumë e mirë për sportistët kosovarë që po garojnë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Në orët e pasditës garuan tenisti Vullnet Tashi, Elvis Çitaku në gjimnastikë artistike dhe Lorent Murati në boks, njofton KOK.
Tenisti Vullnet Tashi, pësoi humbje në raundin e parë nga tuniziani, Aziz Ouakaa 2:0 në sete (6:3, 6:2).
Elvisi ka garuar në dy disiplinat e gjimnastikës artistike, kapërcime dhe parter. Në të parën performoi mirë dhe mblodhi 11.150 pikë, ndërsa në parter ishte i pafat, pasi u rrëzua, dhe nuk kaloi tutje për në finale.
Lorent Murati garoi në garat e boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Boksieri ynë pësoi humbje 2:1 nga siriani, Belal Joukhdar, në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kg.
Mundësit Egzon Shala dhe Alban Sopa nuk do të garojnë nesër, pasi nuk janë kualifikuar në repasazh.