Rezultatet e partive VV, PDK, LDK dhe AAK në 7 komunat e mëdha

Rezultatet e partive VV, PDK, LDK dhe AAK në 7 komunat e mëdha

Me 51,631 apo 46.80 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje po kryeson në komunën e Prishtinës.

Në këtë komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 28,178 vota apo 25.54 për qind.

Për gjithsej 88.04 për qind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka pasuar në këtë komunë me 20,333 vota apo 18.43 për qind të tyre.

Koalicioni për Familjen ka marrë 4,667, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3,656.

VV-ja e para në Prishtinë

LVV-ja prin edhe në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje po prin edhe në komunën e dytë më të madhe, atë të Prizrenit.

Me 25,111 apo 40.78 për qind të votave, LVV-ja prin bindshëm krahasuar me partinë e dytë të renditur – PDK-në, e cila ka marrë 22.85 për qind të votave apo 14,070 gjithsej.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6,567 vota apo 10.66 për qind, ndërsa është pasuar nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.77 për qind apo 2,935 vota.

Koalicioni Vakat është renditur i pesti me 2,453 vota ose 3.98 për qind.

Këto janë rezultatet nga 91.10 për qind të votave të numëruara në këtë komunë.


Vetëvendosje me fitore bindëse në Mitrovicë

Me mbi 56 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në komunën e Mitrovicës.

Me 17,174 vota, kjo parti ka lënë në vend të dytë Partinë Demokratike të Kosovës që ka marrë gjithsej 30.70 për qind të votave, apo 9,361.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 1,941 vota apo 6.37 për qind, e pasuar nga Koalicioni për Familje me 3.38 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 91.43 për qind të votave në këtë komunë deri në orën 10:19.


Vetëvendosje e para edhe në Pejë

Nga 81.82 për qind të votave të numëruara në Pejë, 41.49 për qind i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 27.99 për qind të votave në këtë komunë.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët kanë mbledhur 12.70 për qind të votave, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 10.09 për qind.


Rezultatet e zgjedhjeve në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota nga të gjitha subjektet politike edhe në komunën e Gjakovës.

Me 17,470 vota të mbledhura nga 93.10 për qind e votave të numëruara në këtë komunë, VV-ja ka arritur t’i fitojë 47.15 për qind të votave.

Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate është renditur e dyta në këtë komunë me 7,300 vota apo 19.70 për qind të tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 16.69 për qind të votave, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 10.23 për qind.

Shpërndaje në: