Rezervoi dhomën në emër të dikujt tjetër, kunai fjeti në makinë: Detaje sensacionale nga tradhëtia e Icardit ndaj Wandas
Një tjetër episod i telenovelës Mauro Icardi-Wanda Nara.
Këtë herë sulmuesi i PSG-së, siç bëjnë të ditur në Argjentinë, i ka rrëfyer gruas së tij tradhtinë me China Suarez: flitet vetëm për një puthje, sepse modelja në atë rast kishte qenë me temperaturë.
Gazetarja argjentinase Yanina Latorre zbuloi gjithashtu edhe një bisedë me sulmuesin e parizienëve:
“Ai më tha se gjithçka që thashë këtu në Lam është e vërtetë. Se ditën në të cilën takoi China Suarez ai rezervoi dhomën në emër të lojtarit të polos Facundo Llorente, se kunati i tij Jakob von Plessen fjeti në makinë dhe se i dhuroi Eugenias fanellën rozë të PSG-së që ajo i kishte kërkuar”. Në këtë telefonatë ka marrë pjesë edhe Wanda Nara.
Një situatë e komplikuar, sepse pas paqes mes të dyve gjërat janë agravuar papritur. E gjithcka ka ndodhur pikërisht në konstatimin e bërë nga gazetarja Yanina Latorre, e LAM-it, që siguroi se mesazhet mes sulmuesit të PSG-së dhe China Suarez kanë vazhduar edhe pas skandalit. E kjo ishte ajo që e bëri Wandan të tërbohet…