Rey Manaj në radarin e Real Betis

Rey Manaj në radarin e Real Betis

Anëtari i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka treguar disa paraqitje mjaft të mira në fazën parasezonale me Barcelonën, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga skuadrat tjera të La Liga.

Manaj, i cili fazën përgatitore po e kalon me skuadrën A të Barcelonës, ka arritur të bëjë mjaft mirë, dhe tashmë mund të sigurojë një largim nga Barcelona, që në letër do të ishte rënie për të, por në fakt, do të mund të fitonte minutazhë më të madhe.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se është skuadra e Real Betis ajo që tashmë ka shfaqur haptazi interesim për lojtarin shqiptar, transmeton Periskopi.

Megjithatë, më herët gjatë javës së kaluar raportohej se trajneri holandez, Ronald Koeman, i ka thënë presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, që të mos e shesin kartonin e Manaj.

Shqiptari i ka lënë përshtypje trajnerit, dhe në Spanjë thonë se ai ngjason me stilin e lojës së Sergio Aguero – lëvdatë kjo tejet e madhe për Manaj.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të vendos ta largojë lojtarin që sezonin e kaluar luajti me Barcelonën B – dhe njësoj pritet edhe këtë sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: