Rexhepi merr detyrën si kryetar i Kushtetueses: Asnjë pushtet s’është suprem – vetëm Kushtetuta

Rexhepi merr detyrën si kryetar i Kushtetueses: Asnjë pushtet s’është suprem – vetëm Kushtetuta

Në një ceremoni solemne, u bë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares në largim, Gresa Caka – Nimani dhe kryetarit të zgjedhur, Nexhmi Rexhepi, mandati i të cilit fillon më 31 dhjetor 2024.

Ceremonia u mbajt në praninë e përfaqësuesve të shtetit, diplomacisë, shoqërisë civile dhe mediave.

Në fjalën e saj, Caka – Nimani ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së Kushtetutës si akt patriotizmi, ndërsa falënderoi kolegët dhe partnerët për mbështetje gjatë mandatit të saj.

Nga ana tjetër, Rexhepi ka vlerësuar punën e Caka – Nimanit dhe ka potencuar se roli i Gjykatës Kushtetuese është mbrojtja e supremacisë së Kushtetutës, si themel i demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Ne të gjithë ndajmë besimin e patundur se, në një demokraci kushtetuese, asnjë pushtet nuk është suprem – vetëm Kushtetuta është supreme. Andaj, roli dhe detyra e Gjykatës Kushtetuese është të mbrojë dhe të ruaj supremacinë e Kushtetutës”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai falënderoi të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese “për besimin e dhënë për të qenë i pari në mesin e të barabartëve”.

Shpërndaje në: