Rexha: Shpresojmë që Kushtetuesja ta shfuqizojë ligjin për KPM-në
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), duke e kundërshtuar atë si “antikushtetues” dhe kundër lirisë së medias.
Ligj ky i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në korrik veç tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha.
Ai tha se shpresojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetues të jetë shfuqizimi i ligjit për KPM-në dhe të krijohet mundësia për krijimin e një ligji të ri.
Kushtetues të jetë shfuqizimi i ligjit për KPM-në dhe të krijohet mundësia për krijimin e një ligji të ri.
“Ne e falenderojmë Gjykatën Kushtetuese që na është ofruar për të kërkuar komentet tona sa i përket ligjit për KPM-në, ne shpresojmë që kemi arritur të komentojmë për Gjykatën Kushtetuese që disa prej neneve të ligjit për KPM-më shkojnë kundër veprimeve të Kushtetutës. Ne shpresojmë që në fund vendimi do të jetë që ligji të shfuqizohet dhe të nis prej fillimit të shkruhet një ligj i ri”, deklaroi ai.