Reuters me burime: SHBA mund t’ia ndal Ukrainës internetin e Starlink nëse s’ka marrëveshje për mineralet ukrainase

Reuters me burime: SHBA mund t’ia ndal Ukrainës internetin e Starlink nëse s’ka marrëveshje për mineralet ukrainase

Mediumi prestigjioz amerikan “Reutres” raporton se SHBA-ja i ka bërë të ditur Ukrainës se mund t’ia shkëpus shërbimet e internetit satelitor “Starlink” nëse s’do të ketë një marrëveshje me SHBA-në për mineralet e Ukrainës.  Kështu kanë bërë të ditur për Reutres tre burime të njohura me këtë çështje

“Qasja e vazhdueshme e Ukrainës në Starlink në pronësi të SpaceX u ngrit në diskutimet mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy hodhi poshtë një propozim fillestar nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së Scott Bessent”, shkruan Reuters.

“Gjatë takimit, Ukrainës iu tha se do të përballej me mbyllje të shërbimit nëse nuk arrinte një marrëveshje për mineralet”ka deklaruar ky burim në kushte anonimiteti.

 

Shpërndaje në: