Reuters: Franca lëshon urdhërarrest të ri për Assadin
Organet hetuese të Francës kanë lëshuar një urdhër arresti kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve.
Kështu i tha Reutersit një burim ligjor të martën vonë.
Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham (HTS).