Reus e Haaland i japin tri pikë Dortmundit – fitore e lehtë ndaj Mainz
Borussia Dortmund ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga.
Skuadra e Marco Rose ka shënuar fitore 3:1 në shtëpinë e saj, përballë skuadrës së Mainz 05, shkruan Periskopi.
Nikoqirët zhbllokuan sfidën herët në minutën e 2’, kur ikona e skuadrës, Marco Reus, shënoi për 1:0.
Goli i Reus ishte i vetmi i shënuar në pjesën e parë, ndonëse pati disa mundësi të mira shënimi.
Në pjesën e dytë, Erling Haaland u përkujdes që të shtohej në listën e realizatorëve, kur në minutën e 54’ shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kurse, për rezultatin final u përkujdesën Jonathan Burkardt, që në minutën e 87’shënoi për 2:1, dhe Haaland me golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmund në minutën e 90+4′.
Borussia Dortmund tashmë numëron 18 pikë në tetë ndeshje të luajtura dhe është përkohësisht lidere e kampionatit gjerman, kurse Mainz mbetet me 10 pikë. /Periskopi/