Retkoceri: Zotohem se kërkesat e banorëve të komunës së Zubin Potokut do të mbërrijnë edhe në nivelin qendror

Retkoceri: Zotohem se kërkesat e banorëve të komunës së Zubin Potokut do të mbërrijnë edhe në nivelin qendror

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Leutrim Retkoceri ka takuar kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin.

Retkoceri u zotua se kërkesat e banorëve të komunës së Zubin Potokut do të mbërrijnë edhe në nivelin qendror.

Postimi i plotë:

Pritje e ngrohtë nga kryetari ynë në Zubin Potok, z.Izmir Zeqiri.

Kryetari Zeqiri bashkë me nënkryetarin dhe drejtorët na treguan për arritjet motivuese dhe sfidat jo të vogla me të cilat ballafaqohen si udhëheqës të kësaj komune në veri të Republikës.

Kryetari tha se e ka shumë të nevojshme që kërkesat e banorëve të kësaj komune të mberrijnë edhe në nivelin qendror, për çka unë zotohem se kjo asnjëhere nuk do të mungoj nga ana ime ashtu siç kam bërë për gjithë qytetarët e Prishtinës.

Qeveria jonë me Bedri Hamzën mundet dhe do të punojë #mamirë! Pa dallime.

#PDK131 ✅

Shpërndaje në: