Retkoceri: Vendi bëhet ma mirë me Bedri Hamzën dhe me ekipin e tij profesionist për të cilën ka nevojë Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Leutrim Retkoceri, i cili njëheri është edhe shefi i asamblistëve të PDK’së në Prishtinë, në një intervistë dhënë për Periskopin ka folur rreth kandidaturës së tij për deputet si dhe për kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën.
Retkoceri ka thënë se është një entuziazëm i madh i qytetarëve për ta votuar PDK’në më 9 shkurt, saqë siç thotë ai, “është energji e pandalshme për ta kthyer Kosovën në një situatë që qytetarët po e dojnë”.
“Është jashtëzakonisht impresionuese takimet që po i bëjmë. Aq shumë ka entuziazëm, diskutim e debate me qytetarë, saqë është energji e pandalshme për ta kthyer Kosovën në një situatë që qytetarët po e dojnë. Kandidati jonë për kryeministër është i dëshmuar, me kredibilitet të lartë e i besueshëm për t’i prirë kauzës per me bë Kosovën një vend më të mirë. Dhe unë besoj që ky vend bëhet më mirë me Bedri Hamzën dhe me ekipin e tij profesionit për të cilën ka nevojë Kosova.
Në momentin që kryetari Krasniqi ka vendosur ta nominojë Hamzën për deputet ka bërë veprimin e dytë më të mirë e më strategjik për PDK’në, për listën, por edhe për vendin.
Pas nominimit të kandidatëve për kryetar të komunave, ku në shumicën e tyre në zgjedhjet lokale, ka fituar PDK. Vendimi i dytë më i rëndësishëm ka qenë ky, kandidati për kryeministër, Bedri Hamzën.
Bedri Hamza përvec që ka një performancë të jashtëzakonshme në ekonomi, është një njeri i dëshmuar qysh si minitër i Financave ku ka bërë dyfishimin e rritjes së pagave dhe është i vetmi person që mbahet mend për një arritje kaq të lartë.
Ai është një ekonomist i jashtëzakonshëm i cili i flet më së miri kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe të vendit.
E treta, Bedri Hamza është kryetari i Mitrovicës dhe është i dyti në Kosovë që ka më së shumti premtime për zgjedhjet lokale dhe ka arrritur të i realizojë në masën më të lartë prej 95% të zotimeve.
është i vetmi që mund ta kthejë vendin në normalitet. I vetmi kandidat serioz që e ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ku me gjithë programin i cili është burim i kërkesës së qytetarëve.
Kjo është një kauzë të cilës po i prinë suksesshëm Bedri Hamza dhe unë besoj që me këto zotime që i ka do të jetë kandidati më serioz dhe triumfues i garës së 9 shkurtit”, tha ndër të tjera Retkoceri. /Periskopi/
Intervista e plotë: