Retkoceri: Bedri Hamza është i vetmi që mund ta kthejë vendin në normalitet
Kandidati për deputet nga PDK, Leutrim Retkoceri në një intervistë për Periskopin tha se kandidati për kryeministër Bedri Hamza është i vetmi që mund ta kthejë vendin në normalitet.
”Në momentin që kryetari Memli Krasniqi ka vendosur ta nominoj një kandidat si Bedri Hamza ka bërë veprimin më të mirë dhe strategjik. Pas nominimit të kandidatëve për komuna në zgjedhjet lokale, vendimi i dytë ka qenë nominimi i Bedri Hamzës. Hamza përveç se ka një performancë të jashtëzakonshme është një njeri I dëshmuar si ministër i financave dhe është person që do të mbahet mend”, u shpreh Retkoceri.