Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës tash dy vjet mbetet pezull
Po ashtu, në mars të këtij viti janë mbushur po aq vite prej se shtëpia-monument që gjendet në qendër të Mitrovicës ishte përfshirë nga zjarri. E në korrik të vitit të kaluar Komuna e Mitrovicës kishte kërkuar nga zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë që të “rrënojnë (sanojnë)” objektin për shkak të rrezikut që paraqiste.
Pavarësisht këtyre, institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka bërë asnjë hap konkret për restaurimin dhe konservimin e shtëpisë së ndërtuar në vitin 1930 që gjendet në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Me buxhetin e sivjetmë nuk është paraparë buxhet për këtë ndërhyrje.