Reshje dëbore në Kukës – qindra banorë të bllokuar nga moti i keq

Qyteti i Kukësit vijon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta.
Rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të botës e akullit. Ndërsa qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.
Po ashtu zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.