Republikanë e Demokratë bëhen bashkë në Amerikë: Miratohet plani që sfidon Kinën në teknologji
Senatorët amerikanë kanë miratuar një plan masiv shpenzimesh për të rritur hulumtimet në teknologji dhe prodhim.
Masat e propozuara vijnë pas garës së madhe ndërkombëtare në këtë sektor, e veçanërisht me Kinën.
Pekini zyrtar kundër-goditi ndaj këtij projektligji duke thënë se “e ekzagjëronte “kërcënimin kinez””, raporton BBC, përkthen Periskopil.
Projektligji, që duhet të kalojë edhe në Kongres para se të bëhet ligj, është një pikë e rrallë ku Demokratët dhe Republikanët pajtohen mes vete.
Në dhomën e lartë të Kongresit, 68 nga 100 anëtarët e Senatit e mbështetën këtë masë.
Ekspertët kanë thënë se bashkimi i Republikanëve me Demokratët tregon nevojën urgjente për të sfiduar ambiciet ekonomike dhe ushtarake të Kinës. /Periskopi