Reporteri mendoi se takoi Jurgen Kloppin e vërtetë para ndeshjes Angli-Gjermani

Reporteri mendoi se takoi Jurgen Kloppin e vërtetë para ndeshjes Angli-Gjermani

Gjithcka rreth ndeshjes Angli-Gjermani të martën ishte perfekte, nëse jeni mbështetës i ‘Tre Luanëve’.

Fitorja 2-0 për të kaluar në cerekfinale ishte madhështore, transmeton Periskopi.

Por ishte komplet eventi që e bëri vendin e Anglisë të zgjohej sot ende nën ekstazë.

Fakti se më shumë se 40 mijë fansa u lejuan brenda ‘Wembleyt’, flet shumë për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme.

Pas 18 muajve, apo ashtu dicka, të mos prezencës së fansave nëpër stadiume, ju nuk mund të fajësoni askë që shkoi për ta përcjellur dhe u mundua ta shfrytëzojë deri në maksimum.

Dhe këtu përfshihen edhe disa birra jashtë stadiumit para ndeshjes.

Një prej atyre që po e shijonin jetën para ndeshjes Angli-Gjermani, ishte trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Ai u pa duke cuar kanaqe birrash në rrobat e Liverpoolit dhe fansat i bënin serenatë.

Epo, në rregull. Ai nuk është Kloppi i vërtetë por i përngjan jashtëzakonisht shumë.

Në fakt, ai duhet të jetë sozia më e ngjashme që kemi parë ndonjëherë, dhe nuk mund të fajësoni fansat që fillimisht menduan se ishte Klopp – sidomos pasi pinë disa birra.

Mirëpo, mund ta fajësoni gazetarin i cili vërtetë mendoi se ishte Klopp.

Dhe pikërisht kjo ndodhi.

Të mërkurën në mëngjes, një reporter po fliste në transmetim direkt dhe shpjegoi si e takoi Kloppin mbrëmë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: