Reporteri aksidentalisht e quan Manchester Cityn ‘Manchester m*ti’ në transmetim direkt

Reporteri aksidentalisht e quan Manchester Cityn ‘Manchester m*ti’ në transmetim direkt

Manchester City është një prej top skuadrave të futbollit dhe një për të cilën të gjithë po flasin aktualisht.

Kampioni i Premier Leagues po përfshihet në dy spekulime transferesh që po i dominojnë tabloidet, transmeotn Periskopi.

City duket afër transferimit të superyllit të Aston Villas, Jack Grealish për më shumë se 100 milionë euro, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit anglez.

Skuadra e Pep Guardiolas ka qenë gjithashtu shumë e lidhur me një transferim të bujshëm të Harry Kane.

Vetë futbollisti u hodhi benzinë spekulimeve këtë javë, teksa refuzoi të paraqitet në stërvitje për stërvitjet parasezonale.

Kështu që nuk është fare befasi fakti se City është temë diskutimi nëpër rrjetet sociale aktualisht.

Transmetimet direkt nga klubi i Mançesterit janë shfaqur në ‘Sky Sports’ përgjat ëtërë javës.

Dhe gjatë një prej tyre të martën, Gary Coterill bëri një gabim kur iu referua klubit, derisa qëndroi jashtë qendrës stërvitore të Tottenhamit.

Në vend se t’i referohej si ‘Manchester City’, reporteri aksidentalisht tha ‘Manchester shitty’ që i bie ‘Manchester m*ti’, në transmetim direkt.

Pamjet nga incidenti qesharak janë të disponueshme tash nëpër rrjetet sociale dhe mund t’i shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: