Reperi kosovar me banalitet brutal përdhos Shefqet Krasniqin në këngë (+21)

Reperi kosovar me banalitet brutal përdhos Shefqet Krasniqin në këngë (+21)

Reperi i përçudshëm nga Kosova me emrin artistik Buta ka bërë një tjetër këngë duke u munduar të marrë më shumë famë prej përmendjes së personaliteteve të rëndësishme në opinionin publik.

Z.Buta pas këngës ku përmend Hashim Thaçin jo për kritikë apo lavdërim por vetëm për hirë të përmendjes, kësaj here ka titulluar këngën “Edi Rama”, ashtu siç quhet kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Një përpjekje e lodhët dhe e dëshpëruar për vëmendje, natyrisht.

Fjalët e përdorura janë krejtësisht mediokre dhe nuk arrijnë të ofrojnë tjetërçka veç banalitetit.

Ai ka përmendur kësaj here edhe hoxhën Shefqet Krasniqi, një ndër më të njohurit në vendin tonë. Sërish, nuk ka asnjë fjalë të kuptimshme as në lidhje me figurën e z.Krasniqi por një përdhosje idiote e të pashije, përkthen Periskopi.

“Kur t’i njehi lektë unë marrë avdes, Shefqet Krasniqi swag, pantollat e përvjelt…” – dëgjohet në minutën 2:28.

Për fat të keq, shumë të rinj duke mos kuptuar mirëfilli qëllimin e muzikës ‘rap” dhe të muzikës së rrugës në përgjithësi, e po ashtu duke qenë viktima të një sistemi të dobët arsimor, tashmë kanë filluar të dëgjojnë edhe kësi lloj muzike, krahas reperëve tjerë të pashije. /Periskopi

Shpërndaje në: