Reperi i njohur gjerman, Zuna tregon a është në lidhje dashurie me Loredana Zefin
Reperja shumë e përfolur, Loredana Zefi, vazhdon të jetë e shumë komentuar në media dhe atë jo vetëm karrierën e saj.
Tejet të diskutuara së fundmi kanë qenë deklaratat e saj për ndarjen nga reperi Mozzik, për të cilat ai më pas bëri një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur fajtore për arsyet e distancimit mes tyre.
Sido që të jetë, Loredana së fundmi është komentuar nga fansat të cilët kanë aluduar se ajo ka treguar një afrimitet më të madh se sa thjeshtë miqësor me reperin Zuna, i cili është mik i ngushtë i reperit me prejardhje shqiptare, Azet.
Por, këto aludime para pak çastesh i ka hedhur poshtë, Zuna i cili përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Instagram”, ka mohuar se ka lidhje dashurie me Loredanën, ai thotë se kohëve të fundit po i qëndrojnë afër njëri-tjetrit vetëm për biznes.
“Ka kohë qe nuk kam postuar asgjë kaq direkte, shaka. Ti lemë shakat me një anë, Loredana dhe unë kohëve të fundit ishim shumë shpesh bashkë. Kemi punuar për muzikë se bashku dhe kohën më të madhe e kaluam bashkë. Ajo është një ndër artistet më të mrekullueshme gjermane dhe unë punoj bashkë vetëm me të mirët!!!! Falënderim të veçantë për Youtube-rsat për promot punë për t’u vlerësuar , ama me të vërtetë. Ne po punojmë në biznes se bashku dhe po kuptohemi shumë mirë. Nëse do të ketë dikur diçka mes nesh nuk i dihet por për momentin po punojmë vetëm në muzikë.
Ajo është për momentin një nënë beqare pra keni pak respekt për ketë. Ju mund të hidhni gjithçka mbi mua. Përveç kësaj të jemi të qartë nuk kam asnjë problem me Mozzik-un.
Asnjërit prej neve nuk i nevojitet të ndërhyje në jetën e tyre private.
#ZunaështëendeSINGEL#me shkruani në DM.”- ka shkruar Zuna në Instagram.
Ndryshe, sonte pas mesnate, Loredana pritet të publikojë këngën e re të titulluar “Angst” që në shqip do të thotë “Frikë”.