Reperi Buta ndodhet në Kosovë, policia e fton për intervistim lidhur me rastin e vrasjes së Strellës
Mesnatën e 28 majit ka ndodhur një vrasje e rëndë në Ferizaj, ku 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga shoku i fëmijërisë së tij, Qendrim Januzi, që është vëllai reperit kosovar Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.
Sipas Policisë, dyshohet se Qëndrim Januzi ka shtënë gjatë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës, tashmë ka ftuar Butën që të paraqitet në stacioni policor të Ferizajt lidhur me vrasjen.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, avokati i vëllait të Butës, Fitimi Shabani i cili tha se Betim Januzi është ftuar dje nga policia por ende nuk dihet a është marrë në pyetje apo i është caktuar një ditë tjetër.
“Dje e kanë thirr policia por nuk e di a ka dhënë dëshmi apo ju ka caktuar një ditë tjetër për të dëshmuar, vetëm se Betimi [Buta] më tha që është telefonuar nga Policia e Ferizajt. Së bashku me Betimi është thirrur edhe një shoqërues i tyre që ka marrë pjesë nëpër koncerte dhe që ka qenë sipas policisë në ditën kritike me ta, kështu me kam prej Betimi informatën që i kanë thirr policia por që nuk e di a janë marrë në pyetje apo ju ka caktuar për një ditë tjetër. Por, që nuk janë të përfshirë në veprën në fjalë”, tha Shabani për Insajderin.
Pas rastit, u raportua në media që Buta, ishte larguar nga Kosova por një gjë e tillë u demantua nga avokati, i cili tha se me të kishte biseduar dje dhe nuk ka informata që është larguar.
“Po kam biseduar me Buten sepse autorizimin e kam marrë nga ata, ka qenë në Kosovë unë nuk kam informata që është jashtë vendit. Unë kam biseduar ditën e fundit më të, në ditën kur e kam marrë autorizimin që do të thotë ditë e hënë, rreth mesditës”, tha Shabani për Insajderin.
Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht ditën e shtunën lidhur me rastin.
Tashmë ndaj Qendrim Januzit, Prokuroria ka caktuar masa e paraburgimi prej një muajit