Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas xhiros së 22’të
Edhe pas xhiros së 22-të kemi një lider të ri në Superligën e Kosovës në futboll. Me fitoren e djeshme ndaj Besës me rezultat 3:1, Drita ka marrë lidershipin, duke zhvendosur Ballkanin në vendin e dytë.
Ballkani u mposht minimalisht 1:0 nga Llapi, duke mbetur tani dy pikë prapa Dritës, kur kanë përfunduar 22 xhiro.
Në anën tjetër, Prishtina ka hyrë fuqishëm në garë për titull, teksa tani gjendet në vendin e tretë me 44 pikë, një më pak se Ballkani dhe tri më pak se Drita.
Në fundin e tabelës gjendet Besa me shtatë pikë të mbledhura, kurse Drenica është e parafundit me 24 pikë. Me humbjen e sotme ndaj Feronikelit, Arbëria ka rënë në vendin e tetë me 25 pikë gjithsej.
/Gazeta Express/