Renditja e re e publikuar nga FIFA: Kosova shënon rritje
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar rritje në ranglistën e re të FIFA.
Dardanët, pas ndeshjeve të fundit, kanë fituar poena për ranglistën e përgjithshme të FIFA, përcjell Periskopi.
Ndonëse pësuan nga Jordania, Kosova u ngrit për dy pozita. Këtu ndoshta ka ndihmuar edhe barazimi i marrë në Greqi.
Kosova tashmë është në pozitën e 111 në ranglistën e re të FIFA, kurse më parë ishte në 113.
Skuadra e drejtuar aktualisht nga Primoz Gliha dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës Katar 2022./Periskopi/