Renditja e re e FIFA-s, Kosova e mbyll vitin në top 100

FIFA ka publikuar renditjen e re të shteteve, e fundit për vitin 2024.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur vitin në vendin e 99-të, ashtu siq ishte edhe në renditjen e muajit nëntor.

Kombëtarja e Shqipërisë renditet në vendin e 65-të.

Vitin 2024, në vendin e parë e mbyll kombëtarja e Argjentinës.
Franca renditet e dyta, ndërsa kampioni Evropian, Spanja renditet në pozitën e tretë.
Në top 10 janë edhe Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.
