Renault dhe Nissan bashkë për makina elektrike të lira (FOTO)
Këto automjete – një me simbolin Renault dhe tjetri me emblemën e markës Nissan – do të përdorin të njëjtën bazë mekanike dhe sistem elektrik, shkruan AutoNews. Nga grupi i Renault-Nissan tha thuhet se Leaf dhe Zoe i përkasin të njëjtit segment automobilistik, për dallim nga versioni i tanishëm.
Në fakt, ndërsa Leaf sipas dimensioneve bën pjesë në mesin e modeleve kompakte (me një gjatësi rreth 4.5 m), Zoe është pak më e vogël (rreth 4 m).
Megjithatë, modelet e reja nuk duhet pritur së shpejti në shitje, duke pasur parasysh se Nissan për Leaf planifikon edhe një redizajn në vitin 2018, ndërsa mediat franceze raportojnë se Renault Zoe e ardhshme nuk do të paraqitet para vitit 2020.
Përndryshe, Renault ka nisur këtë vjeshtë versionin e modernizuar të modelit elektrik, kështu Zoe në saje të baterive të reja mund të udhëtojnë deri në 400 km (sipas standardeve NEDC). Nissan Leaf aktualisht ofron një autonomi të vozitjes me një mbushje prej rreth 250 km.