Renault Clio i Ri shpallet vetura më e sigurt në Evropë në kategorinë e vet

Renault Clio i Ri shpallet vetura më e sigurt në Evropë në kategorinë e vet

Renault Clio i ri sapo është shpallur nga “Euro NCAP” si vetura më e sigurt e kategorisë supermini (bashkë me veturën Audi A1) mes veturave që janë testuar gjatë vitit 2019.

Vetura më e shitur e Renault është testuar në mes të vitit 2019 dhe i ka marrë pikët më të larta.

Clio i ri përfiton nga një strukturë e optimizuar e karrocerisë dhe karrigeve, ka rripe të sigurisë të cilët janë të dizajnuar që të ofrojnë mbështetje optimale për të gjithë pasagjerët, pavarësisht madhësisë së tyre apo pozitës ku ulen në veturë, me kufizues të ngarkesës (që ndihmon për të mos shkaktuar shumë presion në gjoksin e pasagjerit nga rripi i sigurisë në raste të aksidenteve) dhe pre-tensionerë piroteknik që e minimizojnë lëvizjen e pasagjerit brenda veturës në raste të aksidenteve.

Renault e ofron teknologjinë Fix4sure për një siguri sa më të madhe të pasagjerëve në mënyrë që gjatë aksidenteve të shmanget “efekti i nëndetëses” (lexo: submarine effect), ku trupi rrëshqet poshtë rripit të sigurisë dhe mund të shkaktohen lëndime serioze të brendshme, madje edhe vdekje.

Ndër tjerash, në Clio-n e ri tani është e mundur të instalohen të gjitha llojet e ulëseve të bebeve – si në ulëset e pasme, ashtu edhe në ato të parme – në sistemet Isofix dhe në ato I-size, dhe gjithashtu ofron mbrojtje shtesë të kokës për pasagjerët e pasmë në rast të aksidenteve në pjesët anësore.

Clio i ri ka shumë karakteristika tjera të cilat e bëjnë atë ideal për vozitje:

 • 6 airbag
• ABS me asistencë të frenimit emergjent
• Kamerë dhe radar (që mundëson asistimin për qëndrim në shirit, njohjen e shenjave të trafikut me paralajmërim të shpejtësisë, paralajmërim të distancës, frenim emergjent)
• Cruise control/kufizues të shpejtësisë
• Alarm për mos vënie të rripit të sigurimit
• Thirrje emergjente

Vetura ka edhe drita të përparme standarde 100% LED, pasqyre të brendshme për ditën dhe natën si dhe drita të poshtme e të larta automatike.

Pra, Renault Clio i ri i ofron gjërat më të mira në aspektin e sigurisë, duke e dëshmuar edhe një herë ekspertizën e kompanisë në siguri për të gjithë pasagjerët dhe veturave tjera në komunikacion.

Me dizajnin e ri, përmbajtjen tejet të lartë teknologjike dhe të gjitha shpikjet që ka, Renault Clio i ri ka hapur një epokë të re në strategjinë e produkteve të Renault dhe e ofron më të mirën në siguri për veturën më të shitur franceze në botë.

Përndryshe, Clio i Ri fillon me një çmim prej vetëm 11,900 eurove në distributorin e autorizuar të Renault për Kosovë, Auto Mita.

Shpërndaje në: