Remzi Ejupi pasi u publikua letra e UEFA’s për Agim Ademit: E vërteta vonon, por nuk harron

Remzi Ejupi pasi u publikua letra e UEFA’s për Agim Ademit: E vërteta vonon, por nuk harron

Të dielën mbrëma është bërë publik një vendim i UEFA-s për ta dënuar Agim Ademin, kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s që ka vendosur ta dënoi Agim Ademin.

Atij i ishte ndaluar marrja me futboll deri më 31 dhjetor të vitit 2022 për shkak të dënimit me burg që i ishte shqiptuar në Kosovë.

Vendimi është i Thomas Partl, ndërsa mban datën 20 gusht 2020. Ndërkohë Ademi shmangu vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i tij u kthye në rigjykim.“Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022”, thuhet në letër.

“Duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s. Komiteti i HatTrick-ut”, thuhet tutje në dokumentin e UEFA-s të datës 20 gusht 2020.
Njeriu i parë që e kishte komentuar letrën në fjalë ishte presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

I pari i skuadrës kampione në fuqi të Kosovës e kishte komentuar këtë letër dhe shumë parregullsi të tjera që ka ndodhur në kohën që kanë ndodhur në FFK në kohën e Agim Ademit.

Donatori i futbollit kosovar për përmendjen e letrës në fjalë ishte dënuar me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me FFK-në në kohëzgjatje për 1 vit.“E vërteta vonon, por nuk harron. Për letrën në fjalë kam qenë në dijeni që në vitin 2020. Kam qenë në Spanjë kur më ka ardhur një informacion i tillë dhe konsideroj se duhet luftuar të gjitha dukuritë negative në futboll andaj e kam përmendur këtë letër në intervistë dhe jam dënuar”, ka thënë Remzi Ejupi të dielën mbrëma për Zeri.info.

Vlen të theksohet se Agim Ademi pas publikimit të letrës ka theksuar se pasi rasti ka shkuar në Supreme, UEFA i ka ndalur procedurat ndaj tij.

Shpërndaje në: