Rekordi i Ricky Rubio i vendosur ndaj ShBA-së ka mahnitur të gjithë – spektakël

Rekordi i Ricky Rubio i vendosur ndaj ShBA-së ka mahnitur të gjithë – spektakël

Ndonëse Spanja pësoi humbje ndaj ShBA-së, organizatori spanjoll, Ricky Rubio, ka bërë një ndeshje të mrekullueshme.

Fundori spanjoll, i cili i kishte të njohur kundërshtarët pasi edhe vet paraqitet në NBA, ka regjistruar ndeshjen më të mirë që dikush ka pasur ndaj ShBA-së, në aspekt individual, përcjell Periskopi.

Me 38 pikë të shënuara, Rubio tashmë mbanë rekord për më së shumti pikë të shënuara ndaj ShBA-së, duke llogaritur këtu vetëm kohën prej kur këta të fundit paraqiten me yjet e NBA.

Ky rekord tashmë shënohet si më i miri i të gjitha kohërave, për paraqitjet në kuadër të turneve të mëdha që monitorohen edhe nga FIBA.

Rekordi mbahej nga gjermani Dirk Nowitzki, i cili në Kupën e Botës 2002 shënonte 34 pikë ndaj amerikanëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: